Ka përmbyllur punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Juridikut
18/07/2022Suksesshëm ka përmbyllur edhe një edicion tjetër Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Juridik në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, në të cilën morën pjesë shumë ekspertë dhe profesionistë të fushës së drejtësisë, për të diskutuar për çështje që ndërlidhen me këtë fushë.
Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme, në përmbyllje të kësaj akademia u realizua një punëtori me ekspertin Latif Hyseni, bashkë me studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë, rreth temës: “Dhuna në familje”, teksa ditëve të tjera ligjëruan edhe eksperti Fadil Curri dhe profesorët Mahir Tutuli dhe Njomëza Zejnullahu.
Përgjatë akademisë, u realizuan dhjetëra ligjërata tematike, dhe disa punëtori, të cilat kishin për qëllim angazhimin e drejtpërdrejtë të studentëve të Fakultetit Juridik në UBT, por edhe të interesuarve të tjerë, për të përfituar dhe përforcuar njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve.