Ka ndërruar jetë Prof. Dr. Fetah (Selman) Jagxhiu

13/11/2023

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë profesori, Fetah (Selman) Jagxhiu. Profeori Jagxhiu dha një kontribut të veçantë në themelimin e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore (Ndërtimtarisë) dhe Infrastrukturës në UBT, teksa për 50 vjet me radhë u angazhua në fushën e arsimit. Ai u nderua me një çmim nga UBT për kontributin e tij në arsim.

Po ashtu, kontributi i tij ka qenë i madh në vitet e 90-ta, ku ka qenë kryetar i senatit të Universitetit të Prishtinës. Ishte pjesëmarrës edhe i Lëvizjes Studentore të 1997.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Jagxhiu, dhe të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me profesorin.

Varrimi i Prof. Dr. Fetah (Selman) Jagxhiu do të bëhet sot, më 13 nëntor, në ora 12, në varrezat e qytetit të Prizrenit. E pamja do të jetë 3 ditë, nga e marta deri të premten, 14 deri 16 nëntor, nga ora 9:00 deri 16.30, në hotelin Grand në Prishtinë.