Ka filluar punimet konferenca “Kosova: Past, Present and the Future” në Itali – bëhen bashkë figura të shquara nga Kosova, diaspora dhe bota

20/06/2023

Në Romë të Italisë, janë bërë bashkë figura të shquara të fushave të ndryshme nga Kosova, diaspora dhe bota, të cilët kanë filluar punimet e konferencës ndërkombëtare “Kosova: Past, Present and the Future”.

Kjo konferencë po shpërfaq pikëpamjet për të kaluarën e Kosovës, të tashmen si dhe të ardhmen me Italinë, Vatikanin dhe komunitetin kosovar, duke përfshirë diasporën dhe miqtë e tjerë ndërkombëtar.

Konferenca është duke u mbajtur në “Università LUMSA” në Romë.