Ka filluar gara e studentëve të UBT-së në garën “Willem C. Vis Moot Court”

26/03/2018

Studentët e UBT-së, Qëndresa Beka, Urtinë Maloku, Gertë Berisha, Ylberina Bajraktari, Melodika Abrashi, Leorentë Alija dhe Pylljon Nura, në krye me profesorin në UBT, Artan Murati, kanë filluar Garën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, “Willem C. Vis Moot Court”, në të cilën po marrin pjesë për herë të parë.

 

Deri më tani, ekipi i UBT-së, në krye me profesorin në UBT, Artan Murati, ka pasur tri gara, të cilat i ka zhvilluar kundër University of Southern Denmark, Lazarski University dhe Middlesex University. Ndërsa, gjatë garës, profesori Artan Murati ka qenë arbitër në tri përballje, në dy prej të cilave ka qenë president i panelit të arbitrave.
Përballja e radhës e ekipi do të jetë me Pace University.

 

UBT është një nga 800 universitetet nga mbarë bota që kanë arritur në fazën finale të garës, pas vlerësimit të suksesshëm të dy memorandumeve me shkrim të punuara nga studentët e UBT-së.