Ka filluar edicioni i sivjetmë i Akademisë Verore të Fakultetit të Aktrimit në UBT

09/07/2024

Ka filluar edicioni i sivjetmë i Akademisë Verore të Fakultetit të Aktrimit në UBT, me temën “Metodat e shprehjes së emocioneve në aktrim”. Në saje të kësaj, studentët dhe profesionistët e rinj të aktrimit po zhvillojnë sesione dhe punëtori me ekspertët e fushës, sikurse Donikë Ahmeti, Besim Ugzmajli dhe Dardan Gashi.

Donikë Ahmeti ka nisur sesionin e saj duke trajtuar metodën e Stanislavskit dhe të tjerë, duke ndarë teknika të avancuara për krijimin e emocioneve autentike në skenë. Besim Ugzmajli ka diskutuar marrëdhënien ndërmjet aktorit dhe regjisorit, duke u fokusuar në bashkëpunimin kreativ që ndihmon në realizimin e një performance të suksesshme. Dardan Gashi ka trajtuar ndërtimin e karakterit dhe sfidat që aktorët përballen në skenë, duke ndarë përvojat dhe strategjitë e tij për ndërtimin e roleve të besueshme dhe të fuqishme.

Ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit për të zhvilluar aftësitë e tyre, për të mësuar metoda të reja dhe për të rrjetëzuar me kolegët dhe ekspertët e fushës. Akademia Verore e Fakultetit të Aktrimit në UBT është një platformë e rëndësishme për të gjithë ata që janë të interesuar në aktrim, duke ofruar një hapësirë për zhvillim profesional dhe përvojë praktike.