Juridiku në UBT, programi me punësim shumë të lartë të studentëve

30/07/2015

UBT vazhdon edhe më tej të ruajë primatin e institucionit me shkallën me të lartë të punësimit të studentëve të saj.

Një nga drejtimet që mund të mburret me shkallën shumë të lartë të punësimit të studentëve në UBT është drejtimi i Juridikut. Pothuaj të gjithë studentët që kanë studiuar në këtë drejtim apo edhe që vazhdojnë edhe më tutje studimet janë të punësuar në institucione dhe kompani publike e private.

 

 

E gjithë kjo është arritur përmes programit adekuat të studimeve, angazhimit të pareshtur të profesorëve dhe të studentëve, punës praktike dhe angazhimit në detyra specifike, përmes Qendrës së Karrierës në UBT, të cilat atyre u kanë mundësuar të përgatiten në shkallë shumë të lartë dhe të jenë konkurrentë e të kërkuar nga tregu i punës.