Java e teknologjisë në Prishtinë: UBT nis edicionin e sivjetmë të “Summer of Code 2024” me interesimin e madh të të rinjve

10/09/2024

UBT ka nisur me sukses edicionin e “Summer of Code 2024”, një nga aktivitetet më të rëndësishme të verës për studentët dhe entuziastët e teknologjisë. Interesimi për këtë program është jashtëzakonisht i madh, duke tërhequr aplikues nga të gjitha fushat e teknologjisë, prej të cilëve janë përzgjedhur vetëm më të mirët për të marrë pjesë.

Ky aktivitet po zhvillohet fizikisht në objektin e UBT-së në Prishtinë, duke ofruar një ambient të gjallë dhe kreativ për pjesëmarrësit që do të trajnohen në disa nga fushat më të rëndësishme të teknologjisë moderne.

Gjatë kësaj jave intensive, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfshihen në tema si:

  • Programim
  • Sistemet e Bazës së të Dhënave
  • Rrjete Kompjuterike
  • Web Development
  • Mobile Development
  • Siguri Kibernetike
  • Kripto Sisteme
  • Inteligjenca Artificiale (AI)

“Summer of Code” është një iniciativë që ka për qëllim të ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësi të avancuara teknologjike, duke krijuar një platformë për inovacion dhe zgjidhje kreative në fushën e teknologjisë së informacionit.