Ish-studentja Poliksena Berisha, auditore e TI-së në Zyrën Kombëtare të Auditimit

22/10/2019

Ish-studentja e UBT-së në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Poliksena Berisha, i ka përfunduar studimet bachelor e master në UBT, ndërkaq tani është e punësuar si auditore e TI-s në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

 

Ajo tha që studimet në UBT e kanë përgatitur dhe ndihmuar që të jetë konkurrente e fuqishme në tregun e punës.

“UBT është institucioni më i mirë për shkenca kompjuterike, pasi që nuk është thjesht një diplomë, por është një përvojë, studim dhe përgatitje e lartë profesionale dhe shkencore”, vlerësoi Poliksena.

 

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT është shkolla më e madhe për shkenca kompjuterike në Kosovë dhe rajon, jo vetëm për nga numri i studentëve të regjistruar e të diplomuar, por edhe për nga shkalla e lartë e punësimit të atyre që diplomohen.