Ish-studentja Labërie Dakaj, inspektore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

16/10/2019

Labëri Dakaj i përfundoi studimet bachelor e master në UBT, ndërkaq sot ajo është e punësuar si inspektore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore.

 

Ajo tregoi që vitet e studimeve në UBT ishin plot dinamikë, që i mundësuan asaj qysh herët të përcaktohej për fushëveprimtarinë.

“Unë kam studiuar në nivelin bachelor dhe master në UBT dhe e vetmja arsye ishte cilësia e lartë e profesorëve. E mira tjetër ishin profesorët e jashtëm, të cilët kanë ligjëruar duke na ambientuar me trendët botërorë në arkitekturë. Duke studiuar në UBT t’i ndihesh student i lirë me të gjitha të drejtat që të takojnë, duke mos ndjerë presion dhe shkelje nga ana e profesorëve”, u shpreh Labëria.

 

Ajo tregoi se gjërat e mësuara nga profesorët, e përcjellin edhe sot kur është bërë profesioniste.

“Duke u nisur nga studimet në UBT, konkretisht nga lënda e Trashëgimisë, të cilën na e kanë ligjëruar profesorë të jashtëm, kam kuptuar se çdo gjë e çmuar e vendit duhet të ruhet dhe të vlerësohet”, konstatoi Labëria.

 

Ajo tha se jashtë vazhdimit të punës ku është aktualisht, shpreson që në të ardhmen t’i bashkohet përsëri UBT-së, por kësaj here si staf akademik.