Ish-studentja Kata Abazi punësohet në UBT
31/10/2019UBT është institucion që nxjerr kuadro profesionale dhe ekspertë të fushave të ndryshme, institucion nga i cili studentët përfitojnë mundësi të shumta e të pakrahasueshme.
Kata Abazi ka qenë studente e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, e cila tashmë është bërë pjesë e stafit në institucionin ku mori dije përgjatë disa viteve.
Ajo është angazhuar në cilësinë e koordinatores së Fakultetit Arti dhe Mediat Digjitale, për çka tha se ndjehet e lumtur që po jep kontributin e saj në UBT.
“UBT pa dyshim së më ka ofruar mundësi të shumta. Si institucion fillimisht më ka ofruar punë praktikë e më pas edhe punësim. Unë jam punësuar në kohën kur vendi aktualisht po përballet më papunësi të lartë të të rinjve, mirëpo me këtë problem nuk përballen shumica e studentëve që përfundojnë studimet në UBT”, theksoi ajo.
Ish-studentja Abazi tha se UBT dallon nga universitetet tjera, për nga fakti se është institucion i vlerësuar me pesë yje të ekselencës, është lider për cilësi, mësimdhënie dhe në mësimnxënie.