Ish-studentja Elira Pelaj po vazhdon studimet në Universitetin e Lihtenshtajnit
25/07/2019Elira Pelaj është një ndër shumë studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, që ka përfituar nga studimet në UBT. Pas studimeve të nivelit bachelor në UBT, ajo është pranuar për të vazhduar studimet e nivelit master në Universitetin e Lihtenshtajnit.
Elira ka treguar se ndjehet e privilegjuar që po i përmbushë objektivat akademike me vijimin e studimeve në këtë universitet, por që hapat e parë të formimit të saj prej arkitekteje i mori nga UBT.
“Jam e privilegjuar dhe dua të ju informoj që kisha fatin të marrë përgjigje pozitive për leje-qëndrim, e në të njëjtën kohë edhe jam pranuar në Universitetin e Lihtenshtajnit për vazhdimin e studimeve master në Arkitekturë”, ka thënë ajo.
UBT është i vetmi institucion që ka partneritet me qindra universitete të njohura ndërkombëtarisht, mundësi të cilën po e shfrytëzojnë qindra të rinj kosovarë për të studiuar jashtë vendit.