Ish-studentja e UBT-së punësohet si asistente për hartimin e hartës zonale nga UN – Habitat dhe Komuna e Vushtrrisë

02/08/2019

Ish-studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Besjana Latifi, menjëherë pas përfundimit të studimeve në nivelin bachelor, është angazhuar nga UN-Habitat dhe Komuna e Vushtrrisë, si asistente për ndërtimin e bazës së të dhënave, si dhe është pjesë e procesit për hartimin e hartës zonale të komunës.

 

Besjana ka filluar punën që nga janari i këtij viti, ku së bashku me zyrtarë të organizatës ndërkombëtare dhe të Komunës së Vushtrrisë, janë duke i digjitalizuar mbi 30 mijë objekte në të gjithë qytetin.

 

Ajo tha se ndjehet e lumtur që falë përvojës akademike po jep kontribut profesional në vendlindjen e saj.

“Interesimi im për planifikimin hapësinor dhe urban ka lindur shumë herët, gjersa po studioja në UBT. Unë u jam shumë falënderuese të gjithë profesorëve, që me njohuritë dhe këshillat e tyre, më kanë nxitur të punoj më shumë dhe me përkushtim. Falë tyre, përkrahjes familjare, si dhe përkushtimit tim, unë po eci drejt synimeve të mia profesionale”, tha ajo.

 

Besjana tash synon që t’i vijojë studimet e nivelit master në ndonjërin nga universitetet botërore, me të cilat UBT ka bashkëpunim, për t’u rikthyer pastaj në Kosovë dhe për të dhënë kontribut për zhvillimin e vendit tonë në këtë fushë.