Ish-studentja e UBT-së, Diellëza Xhokli punësohet në kompaninë “Beo Software”

07/08/2019

Ish-studentja e Fakultetit Shkencat kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Diellëza Xhokli është punësuar kompaninë “Beo Software”, me seli në Gjermani, si dhe mbanë pozitën Software Testing.

 

Diellëza tha se njohuritë e fituara përgjatë studimeve në UBT, i mundësuan asaj të jetë pjesë e kësaj kompanie prestigjioze.
“UBT ka qenë çelësi kryesor në ngritjen time profesionale, pasi që falë UBT-së kam pasur privilegjin që të punësohem në këtë kompani e cila ofron kushte serioze të punës. UBT njihet si një institucion i cili ofron mundësi të shumta për secilin student, marrë parasysh që pas studimeve studentët marrin njohuritë e duhura dhe kyçen lehtësisht në tregun e punës. Kjo e bën UBT-në shumë të veçantë prej institucioneve tjera arsimore”, tha ajo.

 

Ajo tregoi vendosmërinë për të vazhduar studimet master në po të njëjtin drejtim në UBT, teksa rekomandoi gjithë të rinjve të vendit që studimet ti vazhdojnë në institucionin e mundësive, në UBT.