Ish-studentja e UBT-së, Blinera Zekaj, i bashkohet ekipit të profesionistëve të suksesshëm të programit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

11/11/2021

Ish-studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Blinera Zekaj, rrugëtimin e saj në karrierën akademike e ka filluar më së miri, duke u punësuar si asistente në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, në institucionin më të madh të arsimit të lartë në vend – UBT.

 

Besimin se UBT është zgjidhja e duhur për të e ka fituar bazuar në cilësinë e institucionit dhe kuadrot profesionale që vazhdimisht UBT i ka nxjerrë ndër vite, duke e bindur Blinerën që t’i bashkohet një ekipi profesionistësh të suksesshëm në UBT.

 

“Duke marrë parasysh emrin e UBT-së jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj, cilësinë dhe kuadrot që ka nxjerrë ndër vite, kam besuar që ky institucion është vendi ku do të gjej gërshetimin mes profesionalizmit dhe suksesit, duke më mundësuar një karrierë që do ta mbajë në mendjen time përherë”, ka thënë fillimisht Blinera.

 

Tutje, ajo vlerëson shumë programin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, si dhe kurrikulën moderne, e cila sipas saj studentëve ua lehtëson studimet akademike në këtë program studimi.

 

“Programi Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT është program unik dhe sfidues, që gjithmonë të dhuron një dinamikë pozitive drejt mësimeve më të mira të kësaj fushe përmes profesionistëve më të mirë që ka UBT. Mbi të gjitha, ky program studimi më ka zhvilluar tej mase në rrugëtimin tim akademik, falë një kurrikule moderne dhe të dalluar në aspekte të ndryshme që ngjason me universitetet më të njohura evropiane”, ka theksuar ish-studentja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Blinera Zekaj.

 

Blinera ka thënë se ndihet e lumtur që është pjesë e një institucioni të madh akademik siç është UBT, institucion që sipas saj e dallon shkenca, teknologjia dhe inovacioni.

 

“Studimet në UBT definitivisht i bën teknologjia e sofistikuar, gjithnjë e më shumë inovative, si dhe vizioni i qartë i institucionit për të nxjerrë kuadro të reja profesionale, të cilët kurrë gjatë jetës së tyre nuk do të ndeshen me probleme të natyrës madhore, pasi që më parë UBT i ka testuar dhe përgatitur të gjithë studentët një nga një për tregun e punës dhe për atë se çfarë i pret në të ardhmen”, ka thënë ajo.

 

Interesimi i vajzave dhe studenteve për teknologjinë dhe inovacionin çdo ditë e më shumë është në rritje e sipër, dhe Blinera është njëra prej shumë vajzave që kanë zgjedhur për të studiuar në fushën e teknologjisë, dhe suksesshëm po arrijnë të ndërtojnë karrierë në sektorin e ICT-së.