Ish-studentja e UBT-së, Anila Shala do të vazhdojë studimet master në University of Padova në Itali

01/08/2024

UBT ka luajtur një rol të rëndësishëm në hapjen e dyerve për studentët drejt universiteteve të njohura ndërkombëtare. Një shembull i këtij suksesi është Anila Shala, ish-studente e Fakultetit të Psikologjisë, e cila është pranuar për të vazhduar studimet master me bursë në University of Padova në Itali.

 

Anila përfundoi studimet bachelor në UBT, ku fitoi njohuri dhe aftësi të rëndësishme për karrierën e saj të ardhshme në psikologji. Ajo thotë se koha e kaluar në UBT ka qenë një përvojë e pasur dhe inspiruese, që i dha motiv për të ndjekur ëndrrat e saj në një universitet ndërkombëtar prestigjioz.

 

“Ka qenë një privilegj i madh që të ndjek studimet akademike në UBT. Gjatë tri viteve kam pasur mundësinë të përfitoj njohuri të reja dhe aftësi të nevojshme për t’u përgatitur për studimet e mëtejshme në psikologi. Është fakt se UBT bën diferencën nga institucionet e tjera të arsimit të lartë. Performanca që tregon UBT brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare më ka nxitur që të bëj këtë zgjedhje,” ka potencuar ajo.

 

UBT, përmes bashkëpunimeve të saj me institucione edukative dhe arsimore në Evropë dhe Amerikë, ka për qëllim të sjellë në Kosovë praktikat më të mira të tyre. Këto përpjekje jo vetëm që u japin mundësi studentëve si Anila që të ndjekin ëndrrat e tyre, por gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e talentit të rinisë kosovare dhe përparimin e vendit.