Ish-studentja e UBT-së pjesë e shkollës së arkitekturës në New York
24/04/2018UBT vazhdon të mbetet i vetmi institucion në rajon që u mundëson studenteve të vet vazhdim të studimeve në qindra universitete botërore, me të cilat institucioni ka partneritet.
Falë këtyre bashkëpunimeve, ish-studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Era Fida është pranuar në shkollën e arkitekturës “Bernard and Anne”, në New York, për të vazhduar studimet e nivelit master.
Duke treguar mbi rëndësinë e përfundimit të studimeve në UBT, ajo ka theksuar se UBT është dëshmuar më së miri përmes suksesit të studentëve të vet, të cilët gjeneratë pas gjenerate po punësohen dhe po vazhdojnë studimet në universitetet më të mira në botë.
“Institucioni më ka ofruar hapat e parë në fushën e arkitekturës. Studimet tri vjeçare në UBT më kanë përcjell me shumë suksese dhe vlerësime maksimale. Po ashtu, studimet në UBT janë çelës i arritjeve të shumta, përfshirë edhe vazhdimin e studimeve në New York”, ka treguar ajo.
UBT është lider në fushën e cilësisë dhe inovacionit në rajon dhe i vetmi institucion i cilësuar në nivelin ndërkombëtar për ekselencë.