Ish-studentja e UBT-së, arkitekte në projektin “World Trade Center – Prishtina”

03/03/2017

Studentja e Arkitekturës në UBT, Njomza Domi pas përfundimit të studimeve në nivelin bachelor, është sistemuar menjëherë në tregun e punës.


Aktualisht, ajo është pjesë e “Dukagjini Invest”, ku është duke dhënë kontribut në cilësinë e arkitektes, me ç’rast është e përfshirë drejtpërdrejt edhe në punimin e projektit “World Trade Center- Prishtina”, që parashikohet të jetë ndër projektet më të larta në rajon.


Domi tha se mundësia për të punuar si arkitekte e ka rritur atë në aspektin profesional.

“Vendi në të cilin po punoj më ka dhënë hapësirë dhe perspektivë në profesionin e arkitektes, por mbi të gjitha ndihem shumë e lumtur  përderisa po punoj me inxhinierët më profesionalë të të gjitha fushave të ndërtimit”.


Duke treguar për rrugëtimin e saj drejt krijimit të një karriere të suksesshme, ajo vlerësoi se, 1  përkushtimi, serioziteti dhe programi i studimit, janë ndër faktorët kyç, të cilët kanë ndikuar që ajo të integrohet shpejt në tregun e punës.


“UBT ofron mundësi për të prekur më afër realitetin e tregut të punës. Të studiuarit, si dhe materialet e ofruara nga profesorët, kanë qenë tejet të qëlluara dhe me qasje profesionale, për të orientuar një student të interesuar për rrugën e studimit që duhet ndjekur”, përfundoi studentja Domi.