Ish-studentja e Medias dhe Komunikimit, Ajda Shukriu gazetare në Televizionin “T7”
23/12/2019Ajda Shukriu ka qenë studente e nivelit bachelor në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, e cila karrierën profesionale e filloi si gazetare e edicionit të lajmeve qendrore në Televizionin “T7”.
Ajo tha se sektori i medias dhe komunikimit gjithnjë e më shumë po bëhet më i larmishëm dhe dinamik, megjithatë studimet në UBT i mundësuan asaj të përfitojë njohuri dhe praktika profesionale.
“Kam treguar rezultate të mira gjatë studimeve, krejt kjo falë përkushtimit të stafit akademik. Gjatë tri viteve gjersa isha pjesë e këtij institucioni, kam arritur të përfitoj bazën themelore për shkrimet gazetareske, si dhe teknikat tjerat të punës, të cilat sot i ushtroj në profesionin tim. E fakti që UBT posedonte laboratorë e pajisje të nevojshme, për të zbatuar në praktikë teorinë e mësuar, ishte lehtësim për ne studentët që të depërtojmë në tregun e punës”, theksoi ajo.
Tutje, Ajda tregoi se UBT organizoi vizita të shumta studimore brenda dhe jashtë vendit, teksa kujtoi vizitën në Televizionin “Top Channel”, në Shqipëri.
“Si një ngjarje të rëndësishme gjatë studimeve, unë e shoh vizitën tonë, në median më të madhe ne Shqipëri, Top Channel. Kjo pasi ne si studentë të Gazetarisë, gjithmonë e kemi admiruar punën e ‘’Top Channel’’ nga larg, por UBT e mundësoi viziton tonë aty, e kështu ne arritëm të shohim nga afër, se si bëhet puna atje, dhe si funksionojnë gjërat”, tregoi Ajda.
Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, është një nga departamentet më të kompletuara në vend dhe rajon, për studimin e komunikimit masiv dhe të medias.