Ish-studentja e Juridikut, Fjolla Salihu punësohet në UBT
12/06/2024Fjolla Salihu ish-studente e Fakultetit Juridik në UBT, pas suksesit të arritur në studime është punësuar si koordinatore në të njëjtin fakultet. Fjolla ndan përvojën e saj të vlefshme gjatë studimeve dhe rrugëtimin e saj profesional.
“Studimet në UBT për mua ishin një përvojë shumë e vlefshme. Cilësia e mësimdhënies ishte në nivel, specifikisht metoda e kombinimit të lëndëve teorike dhe praktike më ka ndihmuar shumë në formimin tim akademik”, thotë Fjolla.
Ajo thekson se reputacioni akademik, profesionalizmi i profesorëve dhe mundësitë për qasje në tregun e punës ishin arsyet kryesore që e inkurajuan të zgjedhë UBT-në për studimet e saj.
Aktualisht, Fjolla punon si koordinatore e programit juridik në UBT, ku ajo është përgjegjëse për koordinimin e proceseve që sigurojnë funksionimin e duhur të programit dhe mbështetjen e studentëve dhe stafit akademik.
“Studimet e veçanta në UBT i bënë cilësia e mësimdhënies si dhe profesionalizmi i stafit akademik. Përveç një eksperience të bukur gjatë katër viteve të studimit, njohuritë dhe shkathtësitë e fituara janë atributet kyçe që më ofroi UBT-ja”, shton ajo.