Ish-studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Abetare Rexhepi pjesë e stafit akademik
02/12/2020Ish-studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Abetare Rexhepi, është bërë pjesë e stafit akademik, në cilësinë e asistentes në këtë fakultet.
Bindja e saj se UBT do t’i ndihmojë në synimet e saj, në qëllimet që ajo i kishte vënë e vetës, dhe në atë se UBT qëllim parësor e ka zhvillimin e studentëve, ajo kishte zgjedhur UBT-në për të vazhduar rrugën akademike.
Studimet në UBT, asaj i kanë mundësuar që të marrë njohuritë e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e stafit akademik, dhe përveç kësaj ajo është edhe zyrtare për Leje Ndërtimore në Departamentin për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, në Komunën e Lipjanit.
Abetarja, periudhën e studimeve në UBT, e ka cilësuar të veçantë në formësimin e saj akademik, teksa UBT-në e ka vlerësuar si tempull të dijes.
“Vitet e studimeve bachelor në UBT janë vitet e mia vitale në formësimin e asaj që unë doja të arrija në subkoshiencën time. Në UBT kuptova rrënjësisht se çfarë do të thotë Arkitekturë. Përveç studimeve të mirëfillta në këtë fushë, kam përfituar edhe nga ofertat dhe mundësitë e shumta e simbolike të UBT-së, ku gjatë viteve të studimeve jam shpërblyer me bursë universitare si studente elitare e programit të Arkitekturës”, ka thënë ajo.