Ish-studentja Dafina Isufi po i vijon studimet në Universitetin Shtetëror “Johannes Kepler”, në Austri
06/05/2019Ish-studentja e Fakultetit Juridik, Dafina Isufi është njëra nga shumë studentë që institucioni u ofroi jo vetëm studime cilësore, por edhe punësim. Megjithatë, pas marrjes së njohurive teorike dhe atyre praktike gjatë përvojës disamujore të punësimit në UBT, ajo vendosi që studimet e nivelit master t’i vazhdojë në Universitetin Shtetëror “Johannes Kepler”, në Linz të Austrisë.
Dafina tha se të studiuarit e drejtësisë nuk është një profesion i lehtë, por, sipas saj, UBT e ka bërë shumë më të lehtë këtë rrugëtim profesional.
“Të studiosh drejtësinë nuk është gjë e lehtë, mirëpo UBT me profesorët profesionistë dhe me strategjinë unike, studentëve u mundësohet që gjërat e mësuara t’i prekin në përditshmëri, e kjo është e tëra që i duhet një studenti për të triumfuar gjatë studimeve”, u shpreh ajo.
Përpos përvojës së punës të fituar në UBT, Dafina ka punuar edhe si zyrtare ligjore në Raiffeisen Bank, ku deri tek punësimi ka ardhur pas rekomandimit të UBT-së, gjegjësisht Qendrës së Karrierës.
Pas studimeve në Kosovë e UBT, si dhe përvojave të punës, ajo pret të kthehet në vendlindje për të dhënë kontributin e saj në fushën e drejtësisë.