Ish-studentja Andelina Biqkaj po vazhdon studimet në Itali

19/04/2019

Ish-studentja e UBT-së në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Andelina Biqkaj, rrugëtimin drejt zhvillimit profesional e nisi në UBT, kurse tash po e vazhdon me shumë sukses në Universitetin Politeknik të Milanos, ku po i vijon studimet e nivelit master.

 

Pranimi në njërin ndër universitetet më të mira evropiane për arkitekturë, ishte përvojë në vete për Andelinën, porse thotë që këtë sukses e ka arritur punë, përkushtim dhe me përkrahjen e profesorëve.

“Pranimi nga UBT në një ndër universitetet më të mira në Evropë për arkitekturë nuk ka qenë aspak një pengesë për mua. Njohuritë që kam marrë në UBT janë të përafërta me ato që jam duke i studiuar tani. Mundësitë që më janë dhënë pas përfundimit të studimeve në UBT, më bëjnë më tepër entuziaste që të vazhdoj me tutje karrierën time profesionale dhe një ditë të jem në gjendje të kontribuoj në edukimin për një arkitekturë të mirëfilltë”, vlerësoi ajo.

 

Sipas saj, përparësi për studentët e UBT-së është mirë koordinimi i programit të studimeve, dhe integrimi i të gjitha lëndëve të artit dhe shkencës në arkitekturë.