Ish-studentja Alma Memeti vazhdon studimet në universitetin prestigjioz të Zagrebit

19/06/2020

Alma Memeti, është një ndër shumë studentët e Fakultetit të Juridikut të cilët po përfitojnë nga studimet në UBT. Pas studimeve bachelor dhe master në UBT, ajo po vazhdon specializimin në Universitetin e Zagrebit, saktësisht në drejtimin “Prava drustava i trgovacka prava”.

 

Ajo theksoi se diploma e UBT-së është e njohur ndërkombtarisht, prandaj tha se pa hezitim bëri zgjedhjen e duhur që i ka besuar UBT-së formimin e saj si juriste.

 

“Gjatë studimeve në UBT kam përfituar njohuri të cilat më kanë ndihmuar që të përgatitem profesionalisht. Aktualisht jam pjesë e Universitetit prestigjioz të Zagrebit, ku kam vazhduar studimet për të specializuar në profesionin tim”, theksoi ajo.

 

UBT e ofron programin Juridik me standardet e larta të studimit, institucioni mbështetë studentët në sfidat e të mësuarit, përmes përvojave dhe praktikave për zbatimin e ligjit në jetën reale.