Ish-studenti Shpëtim Smolica, i punësuar në kompaninë Mayune

23/09/2019

Ish-studenti i UBT-së, Shpëtim Smolica, ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, dhe aktualisht është punësuar si Lead Website Developer në kompaninë Mayune.

 

Ai udhëheq ekipin që merret me ndërtimin e webfaqeve, të cilat zhvillohen me kode dhe përmes WordPress-it.

“UBT më ka hapur shumë dyer falë aftësive të fituara nga studimet në “botën reale”. Studimet në UBT janë të veçanta për arsye se ka shumë mënyra për të ushtruar mësimet teorike që bëhen nëpër klasa, laboratorë, gjë që nuk e kanë institucionet e tjera”, tha Smolica.

 

Ai tregoi se kompania në të cilin punon u ndihmon bizneseve në përmirësimin e pozicionimit të tyre online, duke ju dhënë zgjidhje falë ekipit të specializuar në ketë drejtim.