Ish-studenti i UBT-së, Skender Radoniqi punësohet në kompaninë farmaceutike “Medical Group”
14/07/2023Ish-studenti i Fakultetit Farmaci në UBT, Skender Radoniqi është punësuar në kompaninë “Medical Group” si farmacist për çështjet rregullatore, përmes së cilës iu është mundësuar të ketë nga afër kontaktin me kompanitë prestigjioze farmaceutike si Pfizer, AstraZeneca dhe Merck.
Për ish-studentin Skender Radoniqi, studimet në UBT kanë qenë thellësisht shpërblyese për faktin se programi Farmaci ka ofruar një gamë të gjerë të temave.
“Studimet e mia akademike në UBT kanë qenë stimuluese dhe thellësisht shpërblyese. Fakulteti i Farmacisë ka një kurrikulë të mirë strukturuar që mbulon një gamë të gjerë temash, duke përfshirë shkencat farmaceutike, kiminë mjekësore, farmakologjinë, praktikën e farmacisë dhe rregullativën farmaceutike. Profesorët janë ekspertë në fushat e tyre përkatëse dhe kanë qenë të dobishëm në dhënien e njohurive të tyre me përkushtim maksimal. Udhëzimet dhe mentorimi i tyre ka nxitur një mjedis të përsosmërisë akademike”, ka thënë Radoniqi.
Radoniqi ka thënë se laboratorët e avancuar, bashkëpunimi me universitetet botërore dhe lidhja me industrinë kanë qenë faktorët që e kanë shtyrë ata të studiojë në UBT.
“Ky universitet ka një reputacion të shkëlqyer në fushën e arsimit, i njohur për përkushtimin e tij ndaj arsimit cilësor. Ndër faktorët që më tërhoqën në këtë institucion ishin laboratorët më të avancuar, bashkëpunimi me universitetet botërore dhe lidhjet me industrinë e punës që ofruan perspektiva premtuese”, është shprehur ai.
Historia e suksesit të tij ka filluar edhe nga studimet duke u përzgjedhur si bursist nga UBT si dhe nga programi CEEPUS për të kryer hulumtim shkencor në Universitetin e Grazit, falë bashkëpunimit që ka UBT dhe stafi akademik i Fakultetit të Farmacisë me këtë universitet.