Ish-studenti i UBT-së, Fitim Tasholli punësohet në kompaninë “Premium Brot GmBH”, në Gjermani
02/09/2020Ish-studenti i drejtimit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Fitim Tasholli është punësuar në kompaninë Premium Brot GmBH, në Gjermani, si asistent në menaxhimin e prodhimit.
Me eksperiencën e fituar gjatë studimeve në UBT, Fitimi ashtu si edhe shumë studentë të tjerë, ka arritur që shumë shpejt të depërtojë në tregun e punës, falë njohurive të përfituara nga profesionistë e ekspertë të fushës.
Ai ka falënderuar UBT-në për profesionalizmin e treguar dhe përkushtimin që ky institucion ka për studentët e saj, në mënyrë që ata të arrijnë suksese në ëndrrat e tyre përgjatë karrierës profesionale.
“Si rezultat i eksperiencës së fituar gjatë studimeve në UBT, falë stafit akademik dhe profesorëve profesionistë, vendor e ndërkombëtarë, kam arritur që të depërtojë në tregun gjerman të punës.”, ka thënë Tasholli.
UBT vazhdon të jetë e përkushtuar në sjelljen e kuadrove profesionale dhe të përgatitur për tregun e punës, duke iu ofruar të gjitha mundësitë për të zhvilluar punën praktike, për secilën fushë.