Ish-studenti i Mekatronikës, Ardin Bamja, është punësuar në kompaninë “KICK Engineering & Manufacturing Kosova”

19/04/2022

Ish-studenti i Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT, Ardin Bamja, pas studimeve të suksesshme në nivelin bachelor, angazhimit të tij dhe njohurive të marra në UBT, ka arritur që të punësohet në kompaninë “KICK Engineering & Manufacturing Kosovo”, pjesë e KICK Group.

 

Përmes njohurive që Ardini ka marrë në Fakultetin Menaxhim i Mekatronikës në UBT, ai do të ketë mundësinë që të jap kontributin e tij profesional në fushën e dizajnit dhe të inxhinierisë, duke treguar njëkohësisht përkushtimin e tij karshi kësaj fushe.

 

“Periudhën universitare që kalova për disa vite në UBT më ka ndihmuar për të krijuar bazën gjenerale shkencore, dhe në “KICK Engineering & Manufacturing Kosovo”, më është dhënë mundësia që të zhvillojë dhe avancojë aftësitë, si dhe të integrojë pjesën teorike me atë praktike”, ka thënë ish-studenti i Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës, Ardin Bamja.

 

Për rrugëtimet e tilla profesionale në karrierë, e në fusha të ndryshme, Ardini ka uruar që secilit studentë t’i buzëqeshë fati, duke këshilluar që të mbajnë motivimin dhe pasionin për fushën ku ata kanë zgjedhur për të vazhduar karrierën e tyre profesionale.

 

Fakulteti Menaxhim i Mekatronikës në UBT, është një nga programet e shumta të studimit që ofron cilësi dhe profesionalizëm, duke iu ofruar studentëve kushte moderne infrastrukturore dhe profesionistët më të mirë të mekatronikës që ka Kosova.