Ish-studenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Dren Nishliu punësohet në UBT

03/07/2023

Ish-studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Dren Nishliu është punësuar në institucionin më të madh të arsimit të lartë në rajon, aty ku u zhvillua nga ana profesionale dhe akademike, në UBT.

Si asistent në UBT, ish-studenti Dren Nishliu ka përgjegjësi të ndihmojë në mësimdhënie, të përgatisë ligjëratat, ushtrimet, materialet e tjera mësimore, si dhe të ndihmojë studentët e tjerë në zhvillimin e tyre akademik.

Përveç punës si asistent, ai është angazhuar edhe në themelimin e një studioje të arkitekturës, si dhe punon me bashkëpunëtorë profesionistë të fushës së arkitekturës vendorë dhe ndërkombëtarë.

Nishliu ka thënë se studimet në UBT kanë qenë një periudhë e jashtëzakonshme. Ai ka potencuar se studimet në UBT janë mundësi unike për gjithsecilin që dëshiron të ngritet profesionalisht në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

“Një aspekt i veçantë i studimeve në UBT ishte mundësia për të punuar në projekte grupore dhe individuale. Kjo na dha mundësinë të zhvillojmë aftësitë tona bashkëpunuese dhe të përjetojmë sfidat e vërteta të dizajnit arkitektonik. Përmes kësaj eksperience të mahnitshme, unë njoha vlerën e bashkëpunimit dhe arrita të zhvilloj aftësinë time për të menaxhuar kohën dhe burimet me efikasitet”, u shpreh Nishliu.

Ai ka vlerësuar se UBT karakterizohet me programet e studimit të specializuara, cilësinë e mësimdhënies, mundësitë e shumta për praktikë profesionale, shkëmbim ndërkombëtar, si dhe me një mjedis inkurajues.