Ish-studenti Gramos Kamberi, i punësuar në Intes GmbH
12/03/2019Ish-studenti i UBT-së në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, Gramos Kamberi, menjëherë pas përfundimit të studimeve themelore ka arritur që të sistemohet në tregun e punës, ku aktualisht është pjesë e kompanisë, Intes “GmbH”, që ka e ka fokusin e punës në tregun evropian dhe degën kryesore e ka në Zvicër.
Puna e tij lidhet me asistimin e proceseve dhe njerëzve që janë të përfshirë gjatë zhvillimit të një projekti, ose edhe të gjithë kompanisë. Saktësisht, Gramosi është Scrum Master dhe Project Agile Manager, për kompaninë ku punon.
Veçoria e punës që e kryen qëndron në faktin se pozita e Scrum Master nuk është shumë e përhapur në tregun e Kosovës.
Ai thotë se niveli i përgatitjes së studentëve për përshtatje me tregun e punës është jashtëzakonisht i lartë, andaj vlerësoi se secili student duhet ta vlerësojë këtë mundësi, siç e ka shfrytëzuar ai.
“Ndërthurja interesante e lëndëve menaxheriale me ato të teknologjisë, si dhe mundësia për t’i praktikuar gjërat teorike në laboratorët e UBT-së, padyshim që më kanë ofruar ide të qarta se ku saktësisht do të jetë përqendrimi im profesional në të ardhmen. Gjithashtu, me plotë kompetencë mund të them që unë nuk jam përfituesi i vetëm i programit të SHKI-së, por edhe shumica e ish-kolegëve të mi janë shumë mirë të sistemuar”, tregoi ai.
Gramosi i inkurajon studentët që të fillojnë të punojnë sa më herët, sepse, sipas tij, përveç që do të kenë një horizont më të gjerë të njohurive, do të kenë mundësi që të krijojnë edhe rrethin e tyre profesional.