Ish-studentët e UBT-së, rrëfim suksesi për Kosovën
04/03/2019UBT mban kontakt të vazhdueshëm dhe është në përcjellje të sukseseve të tyre në aspektin profesional.
I tillë është ish-studenti i Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Donat Kaçi, i cili ndonëse i ka përfunduar studimet para disa vitesh, ai nuk e ka harruar kontributin që ka dhënë UBT në ndërtimin e karrierës së tij.
Ai momentalisht është duke punuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘Adem Jashari’, ku mban pozitën e mbikëqyrësit të njësisë, e cila i mirëmban dhe i mbikëqyrë disa sisteme më të veçanta, të cilat janë specifike për aeroporte.
Donati tha se vitet e studimeve i kanë ofruar mundësi për t’u përshtatur lehtësisht me drejtimin e tij dhe për të gjetur e zhvilluar pikat e tij të forta.
“Studimi dhe njohuria që kam përfituar nga UBT kanë zhvilluar tek unë një aftësi më ndryshe analitike ndaj problemeve të ndryshme teknologjike, si dhe më kanë mundësuar që të kem një vizion me perspektivë tjetër”, tregoi ai.
Synimi i Donatit është që brenda pak kohësh të fillojë studimet e nivelit master në UBT.