Ish-gazetari BBC-së, Lord Watson do ta vizitojë UBT-në

02/05/2017

Kryetari i Agjencisë së Komunikimit “CTN”, dikur gazetar i televizionit të njohur ndërkombëtar, BBC, Lord Watson, do ta vizitojë UBT-në, me ç’rast të martën, më 2 maj, duke filluar nga ora 11:00 do të mbajë ligjëratë për studentët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT.

 

Me këtë rast, për kontributin e dhënë në fushën e politikës dhe të komunikimit, UBT do ta nderojë Ëatson-in me Çmimin “Exellence Lidership Award”, përmes së cilit, ky institucion nderon dhe shpërblen personalitetet vendore e ndërkombëtare, të cilët përmes punës dhe përpjekjeve të tyre, shndërrohen në shembuj dhe modele për të rinjtë.


Lord Watson ka lindur më 3 shkurt 1941, në Britani të Madhe. Në rininë e tij të hershme, Watson iu bashkua televizionit BBC dhe më vonë u bë prezantues i rregullt i emisionit “The Money Programme”, në BBC2. Kurse, nga viti 1976 deri më 1980, ai ishte përgjegjës i mediave në Komisionin Evropian. 
Sa i përket angazhimit të tij në politikë, Lord Watson ka pasur në rol të rëndësishëm, në postin e kryetarit të Partisë Liberale.