Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, zhvilloi debat për politikën e jashtme me studentët e UBT-së
24/11/2021Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherit nënkryetarja e parë e PDK-së, Vlora Çitaku, nën organizimin e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ka mbajtur një debat të frytshëm së bashku me studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim, Fakultetit Shkenca Politike, profesorë, si dhe pjesëmarrës të tjerë.
Studentët e UBT-së, si dhe pjesëmarrësit e këtij debati patën mundësi që të dëgjojnë nga afër mënyrën e funksionimit të diplomacisë kosovare në shtetin më të fuqishëm të botës.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova ka shënuar një ngritje dhe progres të madh në fusha të ndryshme, përfshirë edhe në diplomacinë ndërkombëtare.
“Kushdo që mendon se nuk ka progres, le të vijë në UBT, sepse në 20-vjeçarin e fundit ka pasur shumë progres në Kosovë”, ka thënë ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, njëherit nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku.
Në këtë debat, studentët së bashku me ish-ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, kanë zhvilluar një interaktivitet i cili vuri në pah shumë tema të cilat ndërlidheshin me sfidat që e presin Kosovën në diplomaci, marrëdhëniet diplomatike me vendet perëndimore, si dhe rreth dialogut me Serbinë.