Interesim i madh për t’iu bashkuar institucionit numër një në vend për studime akademike

01/08/2023

Të rinjtë nga i gjithë vendi dhe rajoni kanë ngjallur interesim të jashtëzakonshëm për t’iu bashkëngjitur familjes më të madhe akademike në vend – UBT.

Në të gjitha qendrat e UBT-së në Kosovë: Prishtinë, Lipjan, Prizren, Pejë, Gjilan dhe Ferizaj, këta të rinj po informohen për mundësitë dhe kushtet unike që ofron UBT për të ndërtuar një karrierë profesionale.

Teknologjia më e sofistikuar, laboratorët unik, sallat moderne të studimit, profesionistët më të mirë nga të gjitha fushat e studimit, bashkëpunimet ndërkombëtare me universitetet më prestigjioze, si dhe cilësia e lartë, po bën që këta të rinj t’i bashkohen UBT-së, si zgjedhja e parë për studimet e larta akademike.