Interesim i madh i kandidatëve për trajnimin Web Design and Development
31/03/2017Akademia Ekzekutive për Zhvillimi Profesional e UBT-së ka filluar me trajnimin e radhës për dizajnim dhe zhvillim të ueb-it (Web Design and Development).
Interesimi I kandidateve për pjesëmarrje në këtë trajnim ka qenë i madh, sidomos i atyre që vijnë nga industria e teknologjisë informative, multimedial etj.
Ky trajnim përmban 30 orë mësimore dhe në fund, pjesëmarrësit do të jenë të aftë për të përgatitur një ueb faqe, duke përfshirë të gjithë komponentët e nevojshëm brenda saj.
Akademia Ekzekutive për Zhvillim Profesional e UBT-së, do të ofrojë programe te reja profesionale, për të zhvilluar mundësinë e avancimit profesional të studentëve të UBT-së dhe të interesuarve të tjerë.