![](https://www.ubt-uni.net/wp-content/uploads/2020/03/IMG_0828-Medium-768x431.jpg)
Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT, mban trajnimet dhe kurset online
12/03/2020Pas shpalljes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me qëllim të marrjes së masave preventive, Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT, ka vazhduar sot mësimin online në mënyrë virtuale, kjo me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të kandidatëve dhe studentëve që janë duke ndjekur kurset e gjuhëve të huaja.
Mësimi është duke u zhvilluar përmes komunikimit me video kryesisht në platformën Moodle, ndërkaq plani do të zbatohet deri në një vendim të ri nga institucionet përkatëse.