I përmbylli punimet akademia verore e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Infrastrukturës dhe Mjedisit në UBT

14/07/2015

14 korrik . – Është përmbyllur akademia verore e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Infrastrukturës dhe Mjedisit në UBT.

Në ceremoninë përmbyllëse u bë dorëzimi i certifikatave të studentëve pjesëmarrës në akademi, gjithsej 62, si dhe u dorëzuan edhe certifikatat e 13 ligjëruesve në këtë akademi. Certifikatat i dorëzoi dekani i fakultetit, Dr.Muhamet Ahmeti, ndërsa me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe profesori, Dr.Binak Beqaj.

 

Gjate akademisë u mbajtën ligjërata me tematika të ndryshme, me shumë rëndësi për studentët e Fakultetit te Ndërtimtarisë dhe fakultetet e tjera: Kontrolli i Cilësisë në kantierin e ndërtimit të strukturave betonarme, sipas standardit evropian EN 13670; Recepturat e përgatitjes së asfaltit për konstruksionet e rrugëve; Sistemet e reja të gjeodezisë (prezantimi i teknikës së fundit në matjet gjeodezike); Humbjet e ujit dhe menaxhimi inteligjent i rrjetit distributor në qytetin e Prishtinës; Aftësia vetëshëruese e  kompozitave të çimentos; Menaxhimi i punishtes; Ndërtimi i hapësirave  publike; Prezantimi i KNAUFIT, Zë izolimi, parimet dhe aplikimi në godinat rezidenciale; Rehabilitimi strukturor i strukturave sipas Eurocodeve – Rasti Studimor: Ish hoteli Iliria – tani Swissdiamond hoteli në Prishtinë e të tjera. Pas ligjëratave është organizuar debat me pyetje dhe përgjigje.

Është vlerësim i përgjithshëm se akademia e ka arritur qëllimin dhe objektivat e veta, si dhe çdo herë e më shumë sjell profesorë dhe profesionistë të ndryshëm të ndërtimtarisë, mirëpo edhe numri i pjesëmarrëseve është në rritje.