Hungaria ndan 50 bursa të plota studimi për studentët kosovarë, aplikimi është hapur

25/01/2018

Përfaqësuesi i Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, Tamas Gergely, ka mbajtur një sesion informues për studentët e UBT-së, me ç’rast ka dhënë  informacione të detajuara mbi programin e bursave, “Stipendium Hungaricum”, që jepen nga shteti i Hungarisë për studentët kosovarë.

 

Gjatë këtij prezantimi është bërë e ditur se 50 studentë kosovarë, në mesin e të cilëve edhe studentë të UBT-së, të cilët dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet, mund të përfitojnë bursa të plota studimi në  ndonjërin nga universitetet e Hungarisë.

 

“Nga totali i bursave, 25 bursa janë për studimet bachelor, 20 për studime master dhe 5 për studime të doktoratës. Fituesit e bursave marrin vizë falas, nuk paguajnë pagesën e studimit dhe shpenzimet e akomodimit mbulohen nga bursa”, ka bërë të ditur Gergely në prezantimin e tij.

 

 

Afati i fundit për aplikim është data 16 shkurt 2018, teksa detajet e aplikimit dhe programet e studimeve mund t’i gjeni në linkun: www.stipendiumhungaricum.hu