Përmes Laboratorit tonë të Planifikimit dhe Dizajnit Urban, ne jemi të gatshëm për të mbështetur qytetet dhe qeverinë në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me planifikimin dhe dizajnin urban.
Përderisa qytetet rriten dhe ndryshojnë shpejt, ato përballen me një kompleksitet problemesh të reja. Departamentet e planifikimit shpesh sfidohen në zgjidhjen e probleme të caktuara, pasi ato janë të zëna me detyra të përditshme administrative. Kjo pastaj shkakton një problem tjetër, problem ky I cili karakterizohet me mungesë të ndjekjes së trendeve në planifikim e që rrjedhimisht pamundëson trajtimin e çështjeve me qasje të reja dhe I cili karakterizohet me praktika të pa përshtatshme dhe jo efektive të planifikimit. Për më tepër, qasja tipike institucionale ndaj planifikimit, qasje kjo e cila karakterizohet me një qasje sektoriale, paraqet pengesa serioze përballë trajtimit të integruar të të gjitha çështjeve të cilat një plan urbanistic I trajton. Kështu, i themeluar në vitin 2019, Laboratori për Planifikim dhe Dizajn Urban është themeluar edhe me qëllim që t’u ofrojë ndihmë autoriteteve lokale, rajonale dhe kombëtare, por edhe të gjitha palëve tjera të interesit, në çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin dhe dizajnin e qëndrueshëm urban.
Përveç hartimit të planeve dhe projekteve urbane të të gjitha shkallëve, si dhe asistencës në zbatimin e tyre, Laboratori ynë mbështet autoritetet lokale, rajonale dhe kombëtare për të zhvilluar dhe zbatuar politika, plane dhe projekte përmes proceseve të planifikimit gjithpërfshirës për qytete më kompakte, inovative, më mirë të integruara e që janë të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Të gjitha këto sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm urban.
Qendra synon të zbatojë në praktikë parimet e planifikimit të qëndrueshëm urban duke zhvilluar plane dhe projekte zbatimi praktik I të cilave mund të jetësohet lehtësisht. I karakterizuar nga një qasje e qartë e bazuar në projekte konkrete, e cila integron kërkesat e ndryshme sektoriale dhe I bashkon të gjitha palët e interesit dhe qytetarët rreth interesit të përbashkët, LAB ka një rrjet të gjerë të ekspertëve vendor e ndërkombëtarë të planifikimit dhe gjithashtu bashkëpunon me universitete të ndryshme, institute të planifikimit dhe palë të tjera të interesit, në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Laboratori ynë synon të mbështesë dhe të nxisë tranzicionin nga një fazë në tjetrën, duke ndryshuar proceset e planifikimit urban përmes:
Në këtë kontekst, laboratori ynë duhet të konsiderohet si një ndërhyrje strategjike e cila inicon ndryshimet në mënyrën e zhvillimit të proceseve te planifikimit në dhe për qytetet tona.