Ju lutemi, t’i pergjigjeni pyetjeve të mëposhtme:
Problemi/Zgjidhja
- Cili është problemi që doni të zgjidhni?
- Cila është zgjidhja?
- Cila është gjendja aktuale e fazës së zhvillimit të teknologjisë suaj?
- Çfarë e bën zgjidhjen tuaj më të mirë, më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme (avantazhet)?
Eksperienca e inovatorit
- A keni punuar ndonjëherë në ndonjë fushë relevante me fushën e shpikjes suaj?
- A keni ndonjë marrëdhënie të themeluar me industri?
Vlera teknike
- Në cilën fazë të zhvillimit është teknologjia juaj?
- Si duhet të veprohet në mënyrë që të çohet më tej zhvillimi i saj?
- A ka interes dhe burime të disponueshme (kohë, financim, studentë) për ta zhvilluar teknologjinë tuaj?
- A ka produkte apo qasje konkurruese?
Potenciali i PI-së
- Çfarë lloj mbrojtjesh të pronësisë intelektuale janë të disponueshme për këtë lloj teknologjie?
- A janë të mbrojtura të drejtat që burojnë nga patenta kombëtare dhe ndërkombëtare (p.sh a i është bërë i njohur publikut ndonjë informacion, a pritet të bëhen)?
- Cilat janë njohuritë e mëparshme?
- A ekziston ndonjë pengim i lirisë për të vepruar?
- Sa e vështirë është të mbrohet apo detektohet shkelja?
Potenciali tregtar
- Cili do të jetë produkti juaj?
- Kush është klienti?
- Kush eshte përdoruesi?
- A është kjo shpikje e destinuar për të funksionuar si një platformë e vetme apo si një komponent përbërës i nevojshëm sw bashku me disa komponentw tw tjerw?
- Sa kërkesë ka për këtë product? Sa i nevojitet tregut/industrisë ky produkt?
- Sa i madh është tregu?
- Kush do të mund të ishte i interesuar për të marrë liçencën e produktit tuaj?
- A ka një zotërues tregu që do të mund të ishte një i interesuar për të marrë liçencën e produktit tuaj?
- A jeni në dijeni të gatishmërisë së industrisë për të nënshkruar marrëveshje liçencimi?
- A ka ndonjë pengesë në bazë të rregullores?
- Sa shpejt mendoni se mund të jetë gati produkti juaj për t’u hedhur në treg?
Ne do të investojmë kohë dhe burime në teknologjinë tuaj, prandaj kërkojmë angazhimin dhe përkushtimin tuaj maksimal gjatë këtij procesi. Si pasojë, ne do të caktojmë momentet kyçe të zhvillimit dhe rezultatet korresponduese. Momentet kyçe kanë si qëllim minimizimin e rrezikut të dështimit të teknologjisë dhe duhet të korrespondojnë me kohën kur ndodhin ngjarje të caktuara gjatë procesit të aplikimit për patentë, që kërkojnë mbështetje të mëtejshme financiare.