Qendra e Njohurive UBT – “Bëni dijen tuaj të dukshme”
Linku : http://knowledgecenter.ubt-uni.net
Qendra e Dijes në UBT është themeluar në vitin 2017, si një nga shtyllat kryesore të UBT. Qëllimi i Qendrës së Dijes është grumbullimi i të dhënave për të prodhuar informacion dhe për të krijuar dije.
Qendra e Dijes përbëhet nga tre pjesë kryesore:
Qendra e Dijes në UBT, ka për qëllimin rriten ndërgjegjësimin dhe shfrytëzimin e njohurive 0ekzistuese në mënyrë që të krijohet një gamë e gjerë njohurish të tjera. Qasja në internet ‘në çdo kohë, kudo’ në platformat online të njohurive lokale dhe globale u mundëson studiuesve UBT të përçojnë idetë më të mira të disponueshme nga bazat e të dhënave dhe posaçerisht baza e të dhënave të botuesve në rrafshin akademik.
Kjo qasje bashkëpunuese e parashikimit parashikon të vazhdojë t’i avancojë edhe më shumë bisedat multidisiplinare dhe të duke përfshirë lëndë me natyrë, ndërdisiplinore në realizimin e UBT-së të vizionit të njohurive që njeh rëndësinë kritike të zhvillimit të mënyrave të reja dhe më komplekse për të lidhur njerëzit, informacionin dhe teknologjinë me universitetin dhe shoqërinë. Për rrjedhojë, Qendra e Dijes në UBT, synon të nxisë krijimin e njohurive dhe ruajtjen e burimeve nga pikëpamja intelektuale, kulturore, kombëtare dhe rajonale për gjeneratat e ardhshme.
“Risia më e rëndësishme mundëson realizimin e një potenciali shumë më të madh njerëzor. Katalizatori për një krijimtari të tillë në arsimin e lartë është përvetësimi i njohurive të reja dhe mësimi prej përvojave të reja. Përveç kësaj, brenda mjedisit të inovacionit dhe inkubacionit, mendimi i ri pasuron njohuritë e dhëna nga gjeneratat e mëparshme, zgjeron jetën bashkëkohore dhe jep të dhëna për rritjen në zhvillimet e mëvonshme”.
Në këtë pikëpamje, UBT synon të krijojë një ekosistem të mësuarit të kampusit – një Qendër e Dijes e përbërë nga sisteme, shërbime, platform të ndryshme përmes rikrijimit dhe ristrukturimin e Bibliotekave të UBT. Rezultatet e parashikuara njohin potencialin “sinergjik” të zbulimit të fuqishëm dhe qasjen në përmbajtjen e botuesve në rrashin akademik (përmes bibliotekës universitare). Ruajtja e pronësisë intelektuale, (në një databazë institucionale). Për këtë arsye, këto risi pasqyrojnë shndërrimin në mbarë botën të bibliotekave akademike për mësimdhënie, hulumtim dhe hapësira projekti me shërbim të plotë.
Krahas të tjerave, në thelb të konceptit të Qendrës së Dijes është marrja e dijes përmes bashkëveprimit dhe shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës me të tjerët. Sidoqoftë, ky vizion ndërlidhet ngushtë me inovacionin, inkubacionin, shtjellimin e koncepteve të reja etj. Në këtë pikëpamje, duhet theksuar se ndërthurrja e informacionit me potencialin njerëzor dhe teknologjinë, krijojnë mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë në tërësi.
Gjithashtu, vlen të theksohet se e veprimtaritë e përbashkëta në planin shekencor krijojnë mundësi të shkëlqyera për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, dhe nxisin bashkëpunimin e ndërsjelltë me stafit, studentëve dhe fakulteteve përkatëse në UBT. Ndërkohë, kjo gjë po ashtu mundëson zhvillim të qëndrueshëm si nga pikëpamja e transformimit, krijueshmërisë dhe inovacionit. Kjo gjë bëhet përmes ndërthurrjes së përvojës me njohuritë.