Certifikimi CELI

 

Certifikimi CELI 

Çfarë është Certifikata e Njohjes së Gjuhës Italiane CELI? 

Certifikata e Njohjes së Gjuhës Italiane CELI është një çertifikatë e njohur ndërkombëtarisht që vërteton nivelin e njohurive të gjuhës italiane si gjuhë e huaj. Ajo lëshohet nga Universiteti për të Huajt i Perugias dhe vlerëson aftësitë gjuhësore të kandidatëve sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (CEFR), nga niveli A1 deri te C2. CELI përdoret për qëllime studimore, profesionale dhe emigrimi në Itali. CELI është një dokument zyrtar i lëshuar nga Qendra për Vlerësimin dhe Certifikimet Gjuhësore (CVCL) e Universitetit për të Huajt të Perugias. 

Është i njohur në mbarë botën dhe nuk ka afat skadence. 

Për çfarë shërben dhe si merret CELI? 

CELI certifikon njohjen dhe aftësinë e përdorimit të gjuhës italiane dhe përbën një vlerë të shtuar për përmirësimin dhe zgjerimin e perspektivave të studimit dhe punës, si në vendin e origjinës ashtu edhe jashtë. Për të marrë CELI, është e nevojshme të jepet provimi i plotë (me shkrim dhe me gojë) dhe të kalohet me një rezultat minimal të barasvlershëm me shkallën C.  

Si janë të strukturuara provimet CELI 

Provimet CELI përbëhen nga teste të ndryshme me shkrim dhe me gojë, të cilat vlerësojnë aftësitë kryesore gjuhësore: ato receptive (dëgjimi dhe leximi) dhe ato produktive – interaktive (shkrimi dhe të folurit). 

Në faqen zyrtare të CVCL (www.cvcl.it) mund të gjeni strukturën e plotë të të gjitha niveleve të provimeve CELI dhe të ushtroni në mënyrë të pavarur, duke realizuar teste të mëparshme online. 

 

Çfarë u ofrojmë kandidatëve për t’u përgatitur për një provim CELI 

Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT u ofron kandidatëve për provimin shërbimin e mëposhtëm: kurse specifike përgatitore, me prezencë për nivelet B1/B2 dhe sipas kërkesës për C1/C2.  

Mësimet zhvillohen nga profesorë të kualifikuar dhe me përvojë të gjatë në provimet CELI. 

Sesionet e provimeve 

Sesionet e provimeve janë tre në vit: sesionet e rregullta, në muajt qershor dhe nëntor, janë të destinuara për kandidatët nga niveli A2 deri në C2. Ndërsa sesioni i jashtëzakonshëm në mars është i dedikuar vetëm për kandidatët e niveleve A2, B1 dhe B2. 

 

Tarifat CELI 2025: 
Provimi i plotë € 100.00 

CERTIFICATI 

CELI 

DATA ESAME PERIODO DI ISCRIZIONE DEI CANDIDATI 
A1 CELI Impatto 

A2 CELI 1 

B1 CELI 2 

B2 CELI 3 

12 marzo 2025 13 gennaio  – 7 febbraio 2025 

 

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin në provim që duhet të dërgohen me email në celi@ubt-uni.net 

  1. Formulari i regjistrimit CELI për t’u shkarkuar ketu 
  1. Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës së vlefshme 
  1. Kopje e pagesës së kryer me të dhënat si më poshtë 

Pagesa duhet të bëhet me depozitë bankare në llogarinë e Institutit për Gjuhët e Huaja pranë UBT College: 

Banka:                  TEB BANK 

Numri:              20-11-00000-39279-58 

IBAN:                    XK05      

Në qëllimin e pagesës duhet të specifikohen Emri dhe Mbiemri i kandidatit, Niveli i Provimit CELI dhe Vendibanimi. 

Pagesat pranohen vetem permes llogarise bankare.