
Historia e suksesit të studentes Vesa Shatri dhe angazhimi i saj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
01/04/2025Vesa Shatri, studente e përkushtuar e programit Studime të Sigurisë në UBT, është një shembull i suksesit në fushën e sigurisë dhe diplomacisë ndërkombëtare. Vesa ka filluar rrugëtimin e saj profesional me një angazhim në Departamentin për Politika të Sigurisë dhe Integrimin në NATO në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, ku ka mundësuar zhvillimin e aftësive dhe njohurive të saj në një nga fushat më të rëndësishme të politikave ndërkombëtare dhe sigurisë.
Ky angazhim ka ndihmuar atë të thellojë njohuritë e saj për proceset diplomatike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin që ka Kosova në integrimin në NATO. Ajo ka kontribuar në projektet dhe analizat e politikat e sigurisë, si dhe ka marrë pjesë në përgatitjen e dokumenteve strategjike që lidhen me sigurinë kombëtare dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
Në vazhdim të angazhimeve të saj, Vesa ka pasur mundësinë të përfshihet edhe në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ku ka kryer praktiken e saj. Angazhimi i Vesës në QKSS i ka mundësuar asaj të kontribuonte në studime dhe hulumtime mbi çështjet e sigurisë, të përfshihet në aktivitete që promovojnë stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe të ndihmojë në zhvillimin e politikave që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme të Kosovës.
Angazhimi i Vesës ka qenë gjithashtu i mundësuar dhe mbështetur nga Qendra e Karrierës në UBT, një strukturë e rëndësishme që ndihmon studentët të lidhin teorinë me praktikën. Përmes Qendrës së Karrierës, Vesa ka pasur mundësi të marrë pjesë në mundësi praktikash dhe punësimi, si dhe të zhvillojë aftësitë e saj profesionale për t’u përgatitur për sfidat e tregut të punës. Qendra e Karrierës në UBT është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë studentët që të angazhohen në institucione publike dhe private, duke ofruar mundësi praktike dhe mentorim që i ndihmon ata të arrijnë sukses në fushën e tyre të studimit.