Hekuran Popaj zgjidhet kryetar i Organizatës Studentore të UBT-së

23/04/2013

 

Prishtinë, 23  prill  2013 –  Në garë për postin e Kryetarit  të  Organizatës Studentore të Universitetit UBT,   ishin si Alban Misini, Hekuran Popaj,  Rrezart  Prebreza,  Florian Piraj, Hana Govori dhe  Oktaj Agushi.

 

 

Pas votimit  nga 24 anëtarëve,  para  komisionit dhe  anëtarëve verifikues e para të pranishmëve tjerë,   po në objektin e Universitetit  u numëruan votat ku Kryetar i Organizatës Studentore të UBT-së u zgjodh  Hekuran Popaj kurse nënkryetar  u zgjodh Alban Misini, dhe anëtarët e  Kryesisë  si  Rrezart  Prebreza, Florina Pirraj, Hana Govori dhe Oktaj Agushi.

 

 

Në emër të kësaj organizate për Këshillin Akademik të UBT-së u zgjodh si Kaltrina Matoshi,   kurse për Këshillat e Fakulteteve u zgjodhën studentët:  Dodona Blakaj,  Kaltrina Mehmeti,  Edon Sakiraqa, Fatmir Prekupi, Majlinda Hajrizi dhe Bardhyl Hyseni, kurse anëtar  i Këshillit të Cilësisë u emërua   Durim Dabiqaj,  dhe përfaqësuesit për Komisionet e Cilësisë  nëpër Fakultete dhe  ndër  të zgjedhurit  janë si; Drenusha Thaqi, Labinot Krasniqi, Oket Hoxha, Shpat Graiqevci, Liridon Ajeti dhe Shqiponjë Jonuzi.

 

 

Hekuran Popaj, nga Prizreni, shkollën e mesme e ka përfunduar  në vendlindje në Kolegjin Mehmet Akifi, kurse tash është student i rregullt në UBT në Departamentin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në vitin e II-të.  Përveç  studimeve Hekurani,  merret me sporte të shumta si basketboll, futboll etj etj..,

 

 

Po ashtu Popaj,  para të pranishmëve  citoi disa aktivitete të cilat  mendon t;i  realizoj  gjatë udhëheqjes së tij si vizita studimore jashtë dhe brenda vendit, gara të shumta, përfaqësime  etj.