
Hapet ekspozita tradicionale e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor
07/07/2015Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në ekspozitën tradicionale të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, hapja e së cilës do të bëhet më 08.07.2015 në ora 11:00.
Ekspozita tradicionale e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, që është pjesë edhe e ekspozitës “Prishtina Architecture Week”, do të jetë e hapur në kampusin inovativ të UBT-së.
Agjenda:
11:00 Hapja zyrtare e ceremonisë nga dekani i Fakultetit, Dr.Lulzim Beqiri
11:05 Fjala përshëndetëse e Presidentit të UBT-së, Prof.Dr.Edmond Hajrizi
11:15 Fjala përshëndetëse e Organizatorit të “Prishtina Architecture Week”
11:25 Fjala përshëndetëse e Përfaqësuesit të Komunës së Prishtinës
11:30 Fjala përshëndetëse e Përfaqësuesit të Asociacionit të Arkitektëve
11:30 Ndarja e mirënjohjeve
11:50 Vizita nëpër ekspozitë