Hamit Shala, inxhinier i IT-së në shkollën amerikane, “ILG”
14/12/2018Studenti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Hamit Shala është duke punuar në pozitën e inxhinierit të IT-së dhe marketingut në shkollën amerikane, International Learning Group (ILG), institucion ky i akredituar ndërkombëtarisht.
Në po këtë shkollë, Hamiti është edhe njëri nga udhëheqësit e ICT-së, jap mësim me gjysmë orari për fëmijët e vegjël (klasat fillore), mirëmban ueb-faqen e shkollës, organizon e dizajnon kampanjat e marketingut, si dhe ka nën përgjegjësi edhe teknologjinë që e zotëron shkolla.
Ai tha se UBT i ka ndihmuar në ngritjen e kompetencave profesionale, të cilat sot i shfrytëzon në baza ditore gjatë punës së tij.
“UBT më ka ndihmuar në shndërrimin në një student që mund të jetë i aftë dhe i shkathtë për të vazhduar rrugëtimin në tregun e punës. Të qenët student i profesorëve në UBT, ishte njëra prej arsyeve që institucioni më ka ndihmuar në rrugëtimin tim”, u shpreh Hamiti.
Ai synon që të fillojë edhe studimet e nivelit master, pasi vlerëson se ngritja akademike dhe profesionale duhet të shkojnë përkrahë njëra-tjetrës.
“Puna që po e bëj është e rëndësishme pasi që po më jep kurajë të vazhdoj më tutje me studimet në nivelin master. Vetëfinancimi në kuadër të studimeve të cilat pres t’i vazhdoj, janë një shtytje për mua. Gjithashtu, përvoja e punës e bën të veten, sepse sa më shumë eksperiencë në tregun e punës, do të thotë aq më shumë shanse për të vazhduar tutje në zhvillimin tuaj si profesionist”, potencoi Hamiti.
Pas këtyre sukseseve, ai pret që me profesionalizëm dhe përkushtim të arrijë që t’iu ofrojë shtytje më të madhe gjeneratave të reja në fushën të IT-së.