Gresa Brestovci dhe Herolinda Demolli diplomuan në nivelin master, në Politika Publike dhe Menaxhim

04/05/2017

 

 

Studentët e UBT-së, Gresa Brestovci dhe Herolinda Demolli diplomuan në nivelin master, në Politika Publike dhe Menaxhim, që njëherësh janë edhe studentët e parë që diplomojnë në nivelin master, në Fakultetin për Politika Publike dhe Menaxhim.

 

Titullin master, Brestovci e ka mbrojtur me temën: “Analizë e Politikave dhe Vendimmarrjes në sektorin shëndetësor”, ndërsa Demolli ka trajtuar temën “Asociacioni si formë e bashkëpunimit ndërkomunal: Një qasje analitike e çështjes së Kosovës”.

 

Temat janë mbrojtur para komisionit, të përbërë nga Ruzhdi Matoshi – kryetar, Ylber Limani – mentor dhe Bekim Baliqi – anëtar.

 

Të diplomuarit në këtë drejtim konsiderohet të marrin role dhe përgjegjësi në sferën e politikave publike dhe menaxhimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Ata aftësohen duke marrë njohuri dhe përvoja të reja për të zhvilluar politika dhe shërbime, si dhe do jenë në gjendje për të menaxhuar ato si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

 

Programi Politika Publike dhe Menaxhim ofron mundësi për të krijuar aftësi të cilat shumë lehtë do të transferohen në praktikë dhe anasjelltas.