Graf, pasi çmimit në UBT, merr titullin Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut
16/03/2016Prishtinë, 16 mars – Katër ditë pasi rektori i UBT-së, prof..dr. Edmond Hajrizi, ia ka dhënë çmimin “Excellence Lidership Aëard”, humanistes austriake, Marianne Graf, kjo e fundit, është stolisur edhe me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nga Institucioni i Presidentit të Shqipërisë, saktësisht nga presidenti, Bujar Nishani.
Në ceremoninë e ndarjes së këtij titulli ka marrë pjesë edhe vetë rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar me një pjesë të stafit të tij. Me këtë rast, rektori Hajrizi ka biseduar edhe me Presidentin e Shqipërisë, siç thekson ai, për çështje të interesit të përbashkët. Austriakja, Marianne Graf, i është humanistja që ka treguar lidership për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë, sa herë që ata kanë pasur nevojë. Në Shqipëri e Kosovë, ajo ka ndihmuar nga viti 1992.