Gazetaria dhe Marketingu, profesionet më të kërkuara nga të rinjtë: Studio edhe ti në Media dhe Komunikim në UBT
28/08/2024Për të ndjekur një karrierë si gazetar profesionist dhe për të qenë i suksesshëm në këtë fushë, ju duhet të bëni një hap dhe të filloni studimet në UBT, duke përzgjedhur programin më inovativ në vend, atë të Media dhe Komunikimit. Programi Media dhe Komunikim gërsheton teorinë me praktikën, ofron një kurrikulë të nivelit botëror dhe një infrastrukturë të pajisur me teknologjitë më të fundit.
Ky program është krijuar për të ofruar një bazë të fortë akademike dhe praktike në gazetari dhe komunikim.
Do të mësoni teknikat e raportimit dhe shkrimit, etikën e gazetarisë, dhe analizën e lajmeve. Programi përfshin leksione të tillë si “Raportimi dhe Shkrimi i Lajmeve”, “Gazetaria Investigative”, dhe “Produksioni i Medias”.
Në Media dhe Komunikim, ju do të përgatiteni për përdorimin e platformave të ndryshme të komunikimit, përfshirë mediat sociale dhe strategjitë e komunikimit digjital. Do të përgatiteni edhe për menaxhimin e mediave dhe menaxhimin e krizave, që janë të rëndësishme për të kuptuar mënyrën se si funksionojnë mediat në një kontekst të ndryshëm.
Programi ofron mundësi për praktikë në redaksi dhe media të ndryshme, duke ofruar një përvojë praktike të vlefshme që mund të ndihmojë në ndërtimin e një portofoli profesional. Në UBT, ju do të keni mundësi të të profesionalizoheni në fushën e medias dhe komunikimit përmes mediave të avancuara, si: UBT TV, UBTNews, Radio Campus dhe Media Group.
Me një diplomë në Media dhe Komunikim, mund të kërkoni pozita si gazetar, redaktor, menaxher mediash, dhe specialist i komunikimit në media dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Programi ndihmon në ndërtimin e një rrjeti të gjerë profesional përmes aktiviteteve dhe ngjarjeve të organizuara nga universiteti.
Kohëzgjatja e programit: Programi i Bachelorit në Media dhe Komunikim zakonisht zgjat 3 vjet (6 semestra).
Kreditë dhe ECTS: Programi është zakonisht i ndarë në 180 ECTS dhe ndahet në lëndë obligative dhe me zgjedhje, që janë standardi për diplomën e Bachelorit në Evropë.