“FutureTech” fokusi i sivjetmë i Akademisë Verore të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

16/07/2024

Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, nisi me sesione prezantimesh. Në hapje të kësaj Akademie, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi bëri një prezantim rreth temës: “Implementation of IoT Hub and Digital Tëins at UBT Smart and Self-Sustainable City”.

Profesori Zhilbert Tafa prezantoi rreth aplikimit të Machine Learning në rrjetet kompjuterike dhe IoT. Ndërsa, koordinatori i Akademisë Verore, Elton Boshnjaku i njoftoi të pranishmit rreth orarit, agjendave dhe ecurisë së përgjithshme të edicionit të sivjetmë të kësaj akademie.

Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në këtë vit quhet “FutureTech” si simbolik e temave që trajtohen, ndërsa do të bëj bashkë profesorë, inxhinierë, studentë, dhe ekspertë nga industria, të cilët do të ndajnë me pjesëmarrësit studime, hulumtime dhe projekte me rëndësi.