Ftoheni që të merrni pjesë në ligjëratën e Akademisë “FOL”, folës do të jetë gazetari Safet Zejnullahu

15/01/2018

 

Studentët e stafi i UBT-së dhe të gjithë të interesuarit, ftohen që të bëhen pjesë e ligjëratës së organizuar nga Akademia e Komunikimit, “FOL”, e titulluar: “Si ta përgatisim një komunikatë për media?”, që do të mbahet nga gazetari me përvojë shumëvjeçare, njëherësh profesor në Fakultetin Media dhe Komunikim, Safet Zejnullahu.
Qëllimi i kësaj ligjërate është që t’ju mësohet pjesëmarrësve mënyra më e mirë për përgatitjen e komunikatave, me qëllim që ata të jenë më korrekte, informuese dhe interesante.

 

Kjo punëtori iu rekomandohet përfaqësuesve të OJQ-ve, kompanive të ndryshme, zyrtarëve për informim të institucioneve të ndryshme publike e private, gjithashtu edhe studentëve, të cilët duan që komunikimin me mediat ta ndërtojnë duke i respektuar parimet profesionale.
Çmimi për pjesëmarrës është 20 euro.

 

Safet Zejnullahu është gazetar, redaktor me përvojë të gjatë në mediat e shkruara dhe elektronike të Kosovës. Është profesor universitar, si dhe nga viti 2009-2016, ka qenë drejtor i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në presidencën e Kosovës. Aktualisht është zëvendësdrejtor i përgjithshëm i RTK-së. Është autor i shumë publikimeve shkencore dhe disa librave.

 

Për kontakte shtesë mbi pjesëmarrjen, mund të shkruani në: akademiafol@gmail.com ose në numrin e telefonit: 044/049 183 467